Lirohet 42 vjeçarja shqiptare, e dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në Francë

Lirohet 42 vjeçarja shqiptare, e dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në Francë

Berlini dhe Parisi të shqetësuar për nismën për Gjykatën Speciale
Kandidati proserb për president të Malit të Zi thotë do të anulojë njohjen e Kosovës

Një grua me origjinë shqiptare është liruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, e arrestuar në lidhje me sulmin në

Nisë, ku u vranë 86 persona dhe u plagosën 400 të tjerë. Gruaja franko-shqiptare, Enkeledja Zaçe 42 vjeçe, u lirua nën mbikëqyrje gjyqësore më 21 nëntor, por lajmi është bërë i ditur sot nga mediat franceze.

Ajo akuzohet se i ka siguruar vrasësit një pistoletë dhe një Kalashnikov. Prokuroria e ka apeluar vendimin. Ajo u arrestua më 17 korrik 2016 në Nisë, me shoqëruesin e saj, Artan Henaj, dhe më pas u burgos, raporton ‘OraNews’.

Çifti shqiptar si dhe Ramzi Arefa, një tunizian, akuzohen se kanë bashkëpunuar duke i siguruar armën vrasësit masive të personave, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

Deri më sot, 9 persona janë akuzuar për çështjen.

Ata janë të gjithë të dyshuar, në shkallë të ndryshme, se kanë ofruar ndihmë ndaj sulmuesit në shëtitoren e Nisës, sulm i cili u mor përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeçari tunizian, vrau 86 njerëzit gjatë festimeve të pavarësisë mbrëmjen e 14 korrikut 2016.

Ai u qëllua për vdekje nga policia.

Një vit e gjysmë më vonë, shumë çështje qëndrojnë ende pezull rreth dosjes.

COMMENTS