Lirohen Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu

Lirohen Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu

Gjykata e Apelit ka vendosur t’i lirojë nga paraburgimi Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj-Bujupin.

KALLXO.com merr vesh se vendimi për lirimin e tyre është marrë pas ankesës së mbrojtjes në gjykatën e Apelit.

Deputetët e opozitës u arrestuan gjatë së premtes me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në një aksion të policisë në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Të kontaktuar nga KALLXO.com avokatët e deputetëve kanë thënë se ende nuk e kanë marrë vendimin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës Arbër Jashari. Ai ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do të jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.

Seanca e radhës ndaj deputetëve pritet të mbahet me 1 dhjetor.

COMMENTS