Lirak Çelaj: Unë jam kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës (Foto)

Lirak Çelaj: Unë jam kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës (Foto)

Kosova, treg i ‘dallavereve’ me naftë
Përgjegjësit dënohen me vërejtje për rastin e lindjes në pllaka

Lirak Çelaj do të jetë kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës. Çelaj i ka falënderuar Enver Hoxhajn, Xhavit Halitin, Memli Krasniqin, Shemsi Veselin dhe Shaip Mujën që sipas tij e kanë përkrahuar dhe fuqizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

“Fillimi i Ri ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës. Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 Qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë.

Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja , kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës.
Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së” shkruan Çelaj në Facebook.

COMMENTS