Linkin Park me faqe për parandalimin e vetëvrasjeve, pas vdekjes së Chester Bennington

Angelina Jolie mes lotësh flet për ndarjen nga Brad Pitt (Video)
Konfirmohet, Messi do të bëhet baba për të tretën herë (Foto)

‘Linkin Park’ ka krijuar një faqe për nder të këngëtarit kryesor të grupit, Chester Bennington, i cili vrau veten.

Faqja përmban një fotografi të madhe të këngëtarit tashmë të ndjerë në skenë, me fjalët ‘#RIPCHESTER’ nën të.

Më poshtë, faqja siguron lidhje dhe numra telefoni për ndihmë të parandalimit të vetëvrasjeve.

Nën këtë informacion, faqja është e mbushur me postime dhe homazhe nga fansat për nder të këngëtarit.

Bennington u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 20 korrik, ndërsa policia konfirmoi të premten se e kishte varur veten. Ai ishte 41-vjeçar.

Këngëtari kishte luftuar më parë me varësinë dhe abuzimet ndaj substancave narkotike dhe kishte folur për depresionin dhe vetëvrasjen.

Grupi njoftoi të premten se turneu i tyre nuk do të vazhdojë pas vdekjes së Bennington, ndërkaq deri më tani nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare nga grupi rreth vdekjes së tij.

COMMENTS