Lindita Halimi publikon klipin e ‘World’, këngës përfaqësuese në Eurovision

Lindita Halimi publikon klipin e ‘World’, këngës përfaqësuese në Eurovision

Kika i ‘Big Brother’ kandidat për deputet (Foto)
‘Fund’ kënga e Majkut ka arritur tre milionë klikime (Foto/Video)

Kënga e Lindita Halimit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, është publikuar mbrëmjen e djeshme në kanalin zyrtar të ‘Eurovision-it’ në Youtube.

Kënga është punuar nga kompozitori Klodian Qafoku, me tekst të Big Bastës dhe Lindita Halimit.

Jo vetëm shpirtërore, por në të njëjtën kohë edhe e fuqishme, ‘Bota’ e Linditës përcjell një mesazh të fortë, falë edhe interpretimit të këngëtares.

Versioni anglisht i këngës është miksuar në studion e Marco Borsatti, orkestruar nga Andrea Camilletti, Shpëtim Saraçi dhe Klodian Qafoku, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga Tom Coyne në Sterling Sound Studio.

Në profilin e saj zyrtar në Facebook, Lindita ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këngës dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe e mbështetin përfaqësimin e saj në Kiev të Ukrainës, në muajin maj kur edhe mbahet Eurosong-u.

COMMENTS