Lind vajzën gruaja e Astrit Deharit

Lind vajzën gruaja e Astrit Deharit

Bajrami për PISA-n: Nuk presim mrekulli as në vitin 2018!
Lutfi Haziri: LDK-ja nuk ka votë për PAN-in

Gruaja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka lindur vajzën e saj.

Ajo ka lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten.

Gruaja e Deharit ishte shtatzënë në kohën kur ai ishte marrë në paraburgim, si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që kishte ndodhur në gusht të 2016-s.

Hetimet për këtë rast ende nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.

E Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Rrethanat në të cilat vdiq aktivisti Dehari mbesin ende të pasqaruara, derisa sipas Vetëvendosjes, Qeveria e Kosovës ka refuzuar hetimin e pavarur ndërkombëtar për këtë rast.

Nga ana tjetër institucionet vendore të drejtësisë besojnë se Dehari është vetëvrarë, version të cilin pos Vetëvendosjes nuk e beson as familja Dehari.

COMMENTS