Limaj: Votimi i Demarkacionit i hap prespektivën vendit tonë

Limaj: Votimi i Demarkacionit i hap prespektivën vendit tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përsëritur se sot do të miratohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.

Ai tha se sot do të përfundojë kjo çështje.’Po votat janë, dhe sot do të përfundojë’, tha Limaj.

‘U zhvillua një debat mbrëmë ku deputetët patën mundësi të tregojnë qëndrimet e tyre. Praktikisht është e qartë kush është kundër e kush pro demarkacionit. Ne do të ecim tutje me procedimin e demarkacionit. Sot do të përfundoj kjo çështje dhe do të mbyllet. Pres që deputetët të kryejnë punën e tyre, të kryejnë obligimin dhe të fillojmë të merremi me tema tjera. 80 vota vijnë prej deputetëve të Kuvendit që do të votojnë dhe përfundimisht do ta heqim nga rendi i ditës’, ka thënë Limaj.

COMMENTS