Limaj: Kosova sot përkujton dy veprimtarët e çështjes kombëtare

Limaj: Kosova sot përkujton dy veprimtarët e çështjes kombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehën në 37-vjetorin e vrasjes së tyre. 'Tahiri e Nebihu ranë heroikisht 3

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehën në 37-vjetorin e vrasjes së tyre.

‘Tahiri e Nebihu ranë heroikisht 37 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe’, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në ‘Facebook’.

Limaj ka thënë se sakrifica dhe rezistenca e tyre erdhi vetëm pak muaj pas protestave të studentëve, të organizuara asokohe.

Postimi i plotë i Limajt:

Kosova sot i përkujton dy nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Tahir e Nebih Mehën.

Tahiri e Nebihu ranë heroikisht 37 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe.

Sakrifica dhe rezistenca e tyre erdhi vetëm pak muaj pas protestave të studentëve, të organizuara asokohe.

Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.

Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës.

Lavdi veprës së Tahirit e Nebihut. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

COMMENTS