Limaj: Demarkacioni shpejt do ta marrë epilogun e vet

Turqi – Arrestohen 420 persona në një operacion kundër ISIS-it
Vetëvendosje diskuton në Bruksel me zyrtarët e BE-së krijimin e Qeverisë së re

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj thotë se shumë shpejt do t’i japin zgjidhje demarkacionit me Malin e Zi, si kushti i vetëm për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, sipas tij, është Kuvendi i Kosovës ai që do ta thotë fjalën e fundit për këtë çështje, ani pse marrëveshja aktuale nuk e ka shumicën në Parlament.

Megjithatë, zëvendëskryeministri Limaj e quan krejtësisht të padrejtë dhe të panevojshëm vënien e këtij kushti për Kosovën, duke lënë qytetarët e saj të izoluar.

Në një intervistë për KosovaPress, Limaj thekson se brenda një kohe të shkurtër do t’i japin zgjidhje kësaj çështje.

‘Ne duhet t’i kryejmë detyrat tona, sikurse thash demarkacioni do të marrë epilogun e tij shumë shpejt nga Kuvendi i Kosovës. Është Kuvendi që vendos për demarkacionin dhe besoj se do ta marrë epilogun dhe pastaj ne do të vazhdojmë t’i kryejmë detyrat tona sipas agjendës që kemi…Por varet, Parlamenti i Kosovës do të vendos, të shohim si të vendos Parlamenti ashtu do të jetë, besoj ju e dini që ky variant i demarkacionit nuk e ka shumicën e Parlamentit, a do ta ketë a jo, do ta shohim. E rëndësishme është që ne do t’i japim epilog ose përgjigje këtij demarkacioni, besoj Parlamenti i Kosovës do ta thotë fjalën e vet’, tha Limaj.

Limaj thotë se Kosova ka mbetur mbrapa në procesin e integrimit duke ia vënë një kusht të padrejtë, absurd, sepse një të tillë nuk e ka asnjë vend tjetër. Madje, ai përmend edhe kufirin ende të hapur mes Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, por të cilat kanë avancuar drejt integrimit.

Porse, ai premton se do të merren seriozisht në këtë temë në Bruksel dhe se marrëdhëniet Kosovë me të tjerët dhe Kosovë-Bruksel duhet të jetë i dy anshëm, e njëanshëm.

‘Kosova është mbetur mbrapa pa dyshim në liberalizim të vizave është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës, duhet ta themi me zë. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe kushti i demarkacioni është tërësisht i padrejtë i panevojshëm sepse nuk i është vu askujt.

Unë e thashë edhe sot kur po flasim me juve ekziston kufiri i hapur, i padelimituar, i pambyllur mes Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe ju e dini të kaluarën mes Bosnjës dhe Serbisë. Asnjërës prej këtyre shteteve nuk iu ka vu kusht për integrime evropiane përmbyllja e kufirit mes atyre dy shteteve, pse duhet ta ketë Kosovë një kusht të tillë”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri Limaj shton se Kosova është i vetmi vend që ka mbetur shumë mbrapa në shumicën e rasteve pa të drejt dhe pa fajin e Kosovës dhe se ka ardhur koha që të tjerët ta shikojnë Kosovën si një shtet të barabartë me shtetet në rajon, derisa, ata do ta demonstrojnë këtë si qeveri e Kosovës.

Limaj në këtë intervistë flet edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë në procesin e integrimit dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Sipas tij, Kosova mund ta shfrytëzoj përvojën e shtetit shqiptar në rrugën e integrimit.

‘Ne mund të mësojmë dhe marrim shumë nga qeveria shqiptare për faktin se këta janë disa hapa para në integrimet evropiane dhe Kosova nuk ka nevojë të shpenzoj kohë ose të shpenzoj ekspertizë të vetën por të shfrytëzoj ekspertizën shqiptare.

Sepse ju e dini që statusi i shtetit shqiptar në integrimet evropiane është disa hapa përpara në raport me integrimet evropiane është disa hapa larg Kosovës dhe kjo mund t’i shërbej shumë njerëzve tanë të Kosovës, njerëzve të Kosovës, administratës së Kosovës për të përgatitur sfidat që ka kaluar shteti shqiptar ne t’i kalojmë më lehtë duke shfrytëzuar eksperiencën dhe përvojën e tyre atë çka kanë kaluar drejt marrëveshjeve me Brukselin’, u shpreh ai.

Derisa, mbledhjen e dy qeverive të mbajtur me 27 nëntor në Korçë, Limaj e sheh si mundësi reale për hapjen e perspektivave të reja të zhvillimit të marrëdhënieve kulturore, ekonomike dhe gjitha fushave tjera mes dy vendeve.

‘Shumë e rëndësishme është që të largohen të gjitha barrierat, pengesat të cilat në të kaluarën kanë ndodhur. Neve askush nuk na ndalë më që në të gjitha fushat e bashkëpunimit të ketë një bashkëpunim maksimal në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, posaçërisht duke respektuar interesin e përbashkët në fushën ekonomike.

Duam që tregu ynë Kosovë-Shqipëri, të jetë sa më unik, sa më i fuqishëm por duke respektuar interesat e tregut të Kosovës dhe tregut shqiptar. Dhe, detyra e qeverive është të lehtësojnë qarkullimin e mallrave, ideve, qarkullimin kulturor dhe njerëzor mes dy vendeve, të largohen ato pengesat burokratike që shkaktojnë telashe dhe kokëçarje bizneseve të dy vendeve, qytetarëve të dy vendeve dhe kjo është detyra e dy qeverive dhe është koha e fundit që krejt çka mund të bëhet është mes këtyre dy qeverive duhet të implementohet deri në fund’, t hotë ai.

Sipas zëvendëskryeministrit Limaj, urgjentisht duhet sa më shpejt të maksimalizojnë mundësitë e bashkëpunimit dhe fuqizimit mes Kosovës e Shqipërisë. Limaj thekson se çdo gjë që shkon në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe qytetarëve të Shqipërisë është obligim i tyre kushtetues, sepse detyra e dy qeverive është fuqizimi ekonomik, fuqizimi në aspektin kulturor e social dhe të gjitha fushat tjera.

COMMENTS