Liker çokollate

Liker çokollate

Biftek me spec të kuq djegës
Pasta greke me pulë

Të paktën një herë në jetë, secila zonjë duhet të provojë shijen e likerit të çokollatës.

Përbërësit

1 l alkool 90%
1 kg sheqer
1 shkop vanilje
500 ml ujë
300 gr çokollatë e zezë

Udhëzimet

Çokollatën copëtojeni dhe vendoseni në alkool bashkë me pjesën e brendshme të shkopit të vaniljes.

Lërini të qëndrojnë kështu për 7 ditë.

Pastaj sheqerin shkrijeni në ujë dhe shtojani masës me çokollatë e alkool.

Lëngun zbrazeni në shishe të sterilizuara.

Pija do të jetë e gatshme për konsumim pas një muaji.

COMMENTS