Ligji për Trepçën, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Listës Serbe

Bugajski: Rusia, lojtar negativ në raportet Serbi – Kosovë
Haradinaj: Qeveria s’do t’ia japë asnjë cent KEK-ut për importim të rrymës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Pas vlerësimit që i ka bërë kërkesës së Listës Serbe, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar edhe kërkesën për masë të përkohshme si të paaplikueshme.

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të vazhdojnë procedurat dhe Ligji për Trepçën t’i procedohet Presidentit të Kosovës për nënshkrim, me çka do të mund të botohet edhe në gazetën zyrtare, si procedura të nevojshme për hyrjen ne fuqi.

“Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kane paraqitur prova që Gjykata gjen se kërkesa e Listës Serbe është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese.’

‘Prandaj, Gjykata deklaron që Ligji për Trepçën është në pajtueshmëri me Kushtetutën, përkatësisht është kushtetues.’

‘Rrjedhimisht, Gjykata e konsideron të nevojshme t’ua tërheq vëmendjen të gjitha palëve të interesuara në faktin se të gjitha aktet ligjore dhe administrative që mund të jenë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Trepçën stopohen dhe nuk do të implementohen’, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses.

Deputetët e Listës Serbe i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën.

COMMENTS