Liga e Kampionëve, Juventus kërkon mrekullinë në ‘Bernabeu’

Liga e Kampionëve, Juventus kërkon mrekullinë në ‘Bernabeu’

Liga e Kampionëve do të përcaktojë sot dy gjysmë finalistet e dyta në përfundim të përballjeve, Real Madrid-Juventus dhe Bayern Munchen-Sevilla.

Në letër, duket se gjermanët e kanë të lehtë përballë spanjollëve, teksa dhe në ndeshjen e ‘Bernabeut’, kampionët e Italisë duket se do ta kenë të vështirë përmbysjen e rezultati 3-0 të arritur në Torino nga Cristiano Ronaldo me shok.

‘Los Blancos’ u treguan të magjishëm në ‘Allianz Stadiom’ të Torinos përballë Juventusit duke fituar me rezultatin 3-0 dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane pavarësisht kësaj, duke parë shembullin e Romës, kërkon qetësi dhe një skuadër që nuk toleron aspak. Juventus nga krahu tjetër vjen në këtë sfidë me vetë dijen se nuk ka më çfarë humb, prandaj të provojë nuk i kushton asgjë.

‘Ndeshja e parë na dikton shumë rrjedhën e ndeshjes së kthimit. Nuk kemi më çfarë kërkojmë nga rezultati dhe nuk duhet të mendojmë për atë që ndodhi. Kush nuk beson të qëndrojë në shtëpi, kemi ardhur në Madrid për të provuar mrekullinë”, u shpreh trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri.

Nga krahu tjetër, në përballjen Bayern Munchen-Sevilja, rezultati është më I ngushtë, por diferencat mes skuadrave janë shumë të mëdha. Kampionët e Gjermanisë fituan 2-1 në gadishullin iberik dhe sot në mbrëmje ka një provë që në letër, duket e lehtë, raporton atsh.

Sevilla është skuadra që eliminoi Manchester United në fazën e 1/16-ve dhe pikërisht duke fituar në transfertë, prandaj gjithçka mund të ndodh. Mbrëmjen e djeshme kaluan në gjysmë finale Roma e Liverpool, duke eliminuar Barcelonën e Manchester City-n.

COMMENTS