Lidhja Shqiptare në Botë i bënë bashkë katër shtete në Gjilan

Lidhja Shqiptare në Botë i bënë bashkë katër shtete në Gjilan

Kreu i komunës Bogovinë, Hazbi Idrizi, u vra për motive të dobëta
Vota të pavlefshme 48.413, me kusht 27.757

Lidhja Shqiptare në Botë ka mbledhur sot në Gjilan përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, e Kosova, në Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kryetarit të saj në Kosovë.

Të pranishmit, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, i ka përshendetur nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se jeni një grup i vaçantë që nëpër të pesë kontinetet e botës shpërfaqni atdhedashuri për kombin, për vendin, dhe popullin shqiptar.

‘Gjilani është krenar që sot ju ka juve mysafirë këtu. Por, ju e dini se jeni në shtëpinë tuaj. Ju e dini se jeni në vendin tuaj. Ju, përkrahës dhe kontribues të aktiviteteve të Lidhjes Shqiptare në Botë jeni edhe një zë i çmuar i kauzës sonë kombëtare. Jeni punonjës të së mirës dhe qëllimeve tona të përbashkëta. Jeni një grup i vaçantë që nëpër të pesë kontinetet e botës shpërfaqni atdhedashuri për kombin, për vendin, dhe popullin tonë shqiptar’, ka thënë Kadriu.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, ka shprehur kënaqësinë e përzemërt që po merr pjesë në këtë eveniment me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare.

‘Është kënaqësi e përzemërt që jam në mesin tuaj. Platforma kombëtare e LSHB-së ka në gjirin e saj të gjitha partitë politike e shoqatat. Qëllimi ynë është që t’i afrojmë shqiptarët, të ndihmohemi mes vete dhe ta duam njëri-tjetrin. Duhet të besatohemi e të punojmë shumë që të mos ketë vëlla vrasje sepse kjo nuk i shkon shqiptarëve’, ka thënë Kuzhnini.

Ai ka paralajmëruar në fund të fjalimit të tij që në kuadër të Lidhjes Shqiptare në Botë do të krijohet një fondacion, i cili i dedikohet kryesisht arsimit e shëndetësisë, ku do të ndihmohen studentët e ekselencës dhe njerëzit që kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë po i vazhdon punimet në Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kreut të saj në Kosovë.

lidhja-shqiptare-ne-bote-i-bene-bashke-kater-shtete-ne-gjilan

COMMENTS