Levrek i zier në dy mënyra

Levrek i zier në dy mënyra

Cheesecake
Gullash viçi në mënyrën bavareze

Është peshku më i preferuar për t’u zier. Duhet të jetë i madhësisë mesatare. Më poshtë jepen dy mënyra përpunimi të levrekut.

Mënyra e parë:

800 gr. levrek
10 gota ujë
2 lugë gjelle jo të plota, kripë të hollë
disa kokrra piper i zi
majdanoz
1 kg. patate
salcë me vezë e gjalpë të parapërgatitur
1/2 filxhan çaji

Përgatitja:

Pastrohet levreku nga të brendshmet, priten krahët e tij me gërshërë pa hequr luspat dhe lahet me ujë të rrjedhshëm. Vihet për t’u zier me ujë të ftohtë, hidhet kripë e piper dhe lihet në zjarr të ngadaltë derisa të marrë valë.

Pastaj vihet në anë të zjarrit që të ziejë plotësisht rreth gjysmë ore. Ndërkohë pastrohen patatet dhe vihen të ziejnë me ujë të valuar me kripë.

Peshku i zier kullohet, i hiqet me kujdes lëkura me gjithë luspa, vendoset në pjatancë i tëri dhe përreth vihen patate të ziera si dhe gjethet e majdanozit.

Përgatitet salca me vezë e gjalpë në bazë të racioneve e cila shërbehet në salcierë. Kjo gjellë mund të serviret pa salcë, por vetëm duke e spërkatur me pak gjalpë e majdanoz të grirë hollë.

Mënyra e dytë:

1 kg. levrek
10 gota ujë
kripë, afërsisht 2 lugë gjelle
3/4 e gotës uthull
1 kokërr qepë mesatare
karotë 1 copë
2 thelpinj hudhra
1 gjethe dafinë
disa kokrra piper të zi
majdanoz
1/2 filxhan çaji salcë majoneze e përgatitur

Përgatitja:

Në një enë të përshtatshme hidhet ujë, kripë, uthull, qepë e prerë më katërsh, karota, hudhra, dafinë, piper dhe liker. I lëmë të ziejnë 15 minuta. Hiqet ena nga zjarri që të ftohet pak.
Ndërkohë pastrohet peshku si në rastin e parë vihet në lëngun e përgatitur dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë, rreth gjysmë ore.

Pasi të ketë zier, kullohet, mirë vendoset në pjatancë ku avash vihen gjethe majdanozi të prera dhe në një salcierë vihen salca e majoneza.

Kjo gjellë shërbehet e nxehtë. Lëngu i peshkut përdoret për përgatitjen e supave të ndryshme.

COMMENTS