Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kështu u befasua në orët e vona (Foto)

Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kështu u befasua në orët e vona (Foto)

Leonora Jakupi është emër shumë i dashur për publikun.

Ajo tash e sa vite i ka qëndruar besnike skenës muzikore, duke sjellur krijime të reja vazhdimisht. Përveç zërit, Leonora komplimentohet edhe për bukurinë dhe stilin e veçantë, ndërsa vitet që kalojnë nuk ia lënë aspak shenjë.

Sot këngëtarja feston ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë ajo u befasua në minutat e parë të kësaj date.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi imazhe duke fryrë qiriun e ditëlindjes dhe më pas u shfaq me trëndafil në duar.

Me sa duket, Leonora priti akrepat të shënonin 00:00 duke festuar pranë të dashurit, i cili për publikun ende mbetet anonim.

COMMENTS