Lëng nga ftonjtë dhe karotat (Foto)

Lëng nga ftonjtë dhe karotat (Foto)

Ëmbëlsirë pallati
Picë

Lëngut shtëpiak nga karotat aromë të veçantë i jep aroma e ftonjve.

Përbërësit:

2 kg ftonj,
1 kg karota,
1,5 kg sheqer,
3 qese limontoz,
2 l ujë + 1 l ujë + 12 l ujë.

Përgatitja:

Ftonjtë pastrojini dhe zieni veç në 2 l ujë.

Karotat e pastruara zieni në 1 l ujë.

Kulloni ftonjtë dhe karotat duke i shtuar 12 l ujë.

Shtoni sheqerin dhe limontozin.

Zieni rreth 20 minuta.

Të nxehtë qiteni në shishe të pastra dhe mbuloni me batanije.

Lini ashtu të ftohet.

COMMENTS