Legjenda e ‘Pink Floyd’ kthehet me album të ri (Video)

Legjenda e ‘Pink Floyd’ kthehet me album të ri (Video)

Publikohet traileri i filmit ‘The Zookeepers Wife’, pjesë e të cilit është aktori shqiptar Val Maloku (Foto/Video)
Premierë: Sinan Vllasaliu lanson projektin e ri ‘Shpija e Babes’ (Video)

Roger Waters u ka dhënë fansave një ide se çfarë të presin nga albumi i tij i ri me titull, ‘Is This the Life We Really Want?’.

Album i ri i legjendës së ‘Pink Floyd’ është caktuar për t’u lansuar më 19 maj dhe ky do të jetë albumi i pestë solo i rokerit.

Ky projekt vjen pas dy dekadash e gjysmë, kur kihet parasysh se albumin e fundit, Waters e ka publikuar në vitin 1992 (‘Amused to Death’).

Rokeri ka njoftuar se do të nisë një turne pas lansimit të albumit me koncertin e parë që do të mbahet në Kansas City (Missouri) më 26 maj.

Duke folur për turneun, ai ka bërë të ditur se do t’i këndojë edhe hitet e ‘Pink Floyd’.

‘Do të jetë një kombinim i materialit nga karriera ime e gjatë, material nga vitet e mia me ‘Pink Floyd’ dhe disa gjëra të reja. Ndoshta do të jetë 75 për qind material i vjetër dhe 25 për qind material i ri’, ka thënë Waters më herët.

COMMENTS