Legjenda e NBA-s krijon probleme, largohet prej palestrës dhe më pas arrestohet prej policisë (Video)

Legjenda e NBA-s krijon probleme, largohet prej palestrës dhe më pas arrestohet prej policisë (Video)

10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit
11-metërshat, UEFA synon ndryshimin e rregullores

Gjersa po e nxjerrin zvarrë prej palestrës, Oakley bërtiste ” Dolan e ka urdhëruar këtë”, duke iu referuar pronarit të New York Knicks, James Dolan.

Situatën është përpjekur ta qetësoj presidenti i klubit më mirë i njohur Phil Jackson, por pa dobi.

Legjenda e basketbollit amerikan dhe shumë skuadrave të NBA-s, Oakley është akuzuar për tre sulme të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Klubit njujorkez menjëherë pas incidentit, ka njoftuar opinionin se Oakley u arrestua dhe u dërgua në polici për sjellje të pahijshme në shkallët e palestrës.

Por, mediat amerikane thonë se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku se Oakley kishte blerë bileta dhe zyrtarët e klubit i kërkuan që të largohet prej pronarit Dolan, kjo ishte e mjaftueshme që të shpërthejë legjenda.

Oakley vitin e fundit është në konflikt të vazhdueshëm me administratën e ish-klubit, pasi që është i padëshirueshëm në Madison Square Garden shkaku që kërkoi prej LeBron Jamesit të mos transferohej tek Knicksat gjatë vitit 2010, kur ai ishte lojtar i lirë. /T/

COMMENTS