Legjenda e Hollywood-it, Morgan Freeman: Trump është i pamposhtur, do të jetë president i mirë

300.000 Shtatzëna vdesin në vit për shkak të mungesës së përkujdesjes
Sipas Vetëvendosjes, deri tash zgjedhjet po zhvillohen pa probleme

Legjenda e Hollywood-it, Morgan Freeman duket se është “penduar” që ka mbështetur Cliton gjatë fushatës, deklaroi se Donald Trump nuk ka zgjedhje tjetër përveçse, të jetë një “president i mirë.”

“Sa për politikën sot, unë mbështeta Hillarin në zgjedhje dhe tani ndjehem sikur te jem duke u hedhur nga një shkëmb – tha Freeman në një intervistë të gjerë me “AARP: The Magazine” – Duhet të gjej sërish si të zbres në tokë…por megjithatë nuk jam i frikësuar.

Freeman, i cili ka marrë pjesë reklamat pro Clinton gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të përgjithshme, thotë se është duke u ndjerë pozitiv në lidhje me presidencën Trump.

“Unë mendoj se Donald Trump duhet të jetë një president i mirë – tha aktori -Nuk ka si mos të jetë. Ajo që shoh është një njeri që nuk do humbasë.

COMMENTS