Legjenda e boksit Aziz Salihu, kërkon shërim në Turqi

Liberalizimi i vizave, në duar të deputetëve
Bajram Rexhepi, njeri i luftës dhe i paqes

Djali i boksierit Aziz Salihu, Mentor Salihu në një postim të vetin në Facebook e ka përshkruar si të rëndë gjendjen shëndetësore të babait të vet.

Sipas shkrimit të tij, ish-kampioni në boks i Kosovës, e ish-Jugosllavisë dhe në disa gara ndërkombëtare e që zuri vendin tretë në Lojërat Olimpike të Los Angelesit në vitin 1984, tash e dy e dy muaj gjendet në spitalin e Prishtinës, e mjekët, sipas tij ende s’e kanë diagnostikuar.

I biri i Azizi Salihut ka publikuar edhe dy foto të babait, një kur ishte jashtë spitalit e tjetra, në spital, duke shtuar se ai sot transferohet në Turqi për shërim të mëtutjeshëm.

Ai ka shkruar në Facebook:

‘Ka dy muaj i padiagnostifikuar në spitalin infektiv në Prishtinë, duke ju kërkuar gjithmonë një përgjigje mjekëve dhe duke ju lutur të na tregojnë se a janë në gjendje me shëruar a jo apo ta dërgojmë diku jashtë, gjithmonë me fjalën mirë është, ne e kemi në dorë. Dhe ja si duket Aziz Salihu…

Foto e Aziz Salihu

Me shpresën për një mundësi të dytë për shërim, sot transferohet në Turqi… Me ndihmën e Zotit lutemi të shërohet sa ma shpejt’, shkruan djali i tij, Mentori.

COMMENTS