Ledri Vula publikon ‘U harrum’ (Video)

Ledri publikon edhe një këngë të re.

Si duket risitë në aspektin profesional nuk kanë të ndalur për reperin e njohur Ledri Vulën. Pas suksesit të këngës “Paplo”, të cilën e solli në bashkëpunim me Lumi B dhe Gjikon, Ledri sot ka publikuar edhe një projekt të ri. “U harrum” titullohet kënga e cila sapo u lansua.

Për tekstin është përkujdesur vet reperi, muzikën e ka bërë Big Bang, kurse videoklipin e kanë realizuar Entermedia.

Kujtojmë se gjatë këtij viti Ledri ishte mjaft i angazhuar ku përveç “Pablo” ka lansuar edhe këngën tjetër “Krejt shokt e mi”, në bashkëpunim me Lumi B e cila ka shënuar një sukses të madh./21M/

COMMENTS