LDK vendos: Ky është kandidati për kryetar të Prishtinës

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, pritet të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Gjatë ditës pritet të zyrtarizohet emri i Abrashit.

Rrjedhimisht, Abrashi do të jetë në garë me kryetarin aktual Shpend Ahmeti nga VV-ja dhe Arbër Vllahiun të kandiduar nga AAK-ja. Derisa, PDK-ja ende nuk ka njoftuar për emrin me të cilin synon ta marrë Prishtinën.

Ndryshe, për t’u kandiduar nga LDK-ja për Prishtinën, synime haptas ka pasur edhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri.

Megjithatë, LDK-ja ka vendosur që me Arban Abrashin të synojë ta kthejë qeverisjen në kryeqytet, pasi kryetari i saj Isa Mustafa humbi drejtimin e komunës në dhjetor të 2013-s, në balotazh me Shpend Ahmetin.

COMMENTS