LDK pret rezultatin përfundimtar, për t’iu drejtuar Kushtetueses

LDK pret rezultatin përfundimtar, për t’iu drejtuar Kushtetueses

Amnesty International: SHBA të rihapë dyert për refugjatët sirianë
Punëdhënësit janë përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar rinumërimin e votave për kryetar të Prishtinës.

Florian Dushi nga LDK-ja ka thënë për lajmi.net se po presin rezultatet përfundimtare, më pas do të vendosin.

‘Nuk është vendosur ende, po i presim rezultatet përfundimtare, më pas do të vendosim’, ka thënë Dushi për lajmi.net.

LDK-ja e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme që refuzoi vendimin e PZAP-së për tu rinumëruar votat në Prishtinë dhe Prizren.

Po ashtu LDK-ja ka dhënë qëndrim publik, duke mos pranuar rezultatin në Prishtinë.

Gara në kryeqytet në mes LDK-së dhe VV-së ishte 365 vota në favor të kësaj të fundit.

COMMENTS