LDK në koalicion me AAK dhe AKR në Gjilan

LDK në koalicion me AAK dhe AKR në Gjilan

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zyrtarizuar sot marrëveshjen politike me dy parti tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas zyrës së tij për informim ka arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqërinë civile.

‘Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht’, citohet të ketë thënë kreu i LDK- së në Gjilan si dhe kryetari i Kësaj komune Lutfi Haziri në noftimin e zyrës për informim të komunës së Gjilanit

Sipas këtij njoftimi marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.

COMMENTS