LDK i kundërpërgjigjet PDK-së, flet me Vetëvendosjen

Thaçi dhe Delawie nënshkruan marrëveshje prej 30 milionë dollarë
USAID-i dhe Thesari Amerikan, pjesë të historisë së suksesit të zhvillimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka udhëtuar, të premten, në një vizitë zyrtare.

Ai mësyu kryeqytetin britanik pak momente para se Kryesia e Kuvendit të vendoste për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, që u tha se do të hidhet në votim të mërkurën, në orën 10.

Me shumë gjasa, shefi aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka pritur këtë zhvillim, pasi që Klan Kosova mëson se ai, kishte nisur përgatitjen e një përgjigje ndaj tentativës së PDK-së për të prishur koalicionin qeveritar.

Disa ditë më parë, Mustafa, siç merret vesh, kishte dëgjuar nga vetë Veseli vullnetin e PDK-së për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilës kryeministri iu kishte përgjigjur negativisht, duke kërkuar respketimin e marrëveshjes për koalicion, të arritur në fund të vitit 2014.

Duke u nisur nga ky diskutim, shefi i ekzekutivit ka autorizuar përfqësues të partisë së tij, LDK-së, të nisin muhabetet me subjektin më të madh opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje, për një afrim ose partneritet të mundshëm.

Kontaktet e para raportohet të kenë ndodhur ditë më parë dhe ato i ka konfirmuar, në kushte anonimiteti, një zyrtar i përfshirë në këto tentativa.

Klani po ashtu merr vesh se nisma për të rrëzuar Qeverinë, ka shkaktuar një mobilizim të jashtëzakonshëm tek LDK, duke përafruar rreth qëndrime të partisë edhe ata deputetë që deri tashti njiheshin si rebelë, e që janë Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Arben Gashi, Adem Salihaj e Fatmir Rexhepin. Për pasojë, u bë një platformë e përbashkët për të votuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Me këtë zhvillim të ri, LDK do të tentojë të dëshmojë se çështja e Demarkacionit nuk ishte dhe nuk është preteksti kryesor për të rrëzuar Qeverinë.

Në këtë frymë është shtuar edhe komunikimi i zyrtarëve të partisë me përfaqësues të BE-së.

Mësohet se Komisioni Evropian veçmë ka dërguar një emisar, i cili po negocion një rrugdalje me përfaqësuesit e LDK-së, në mënyrë që Kosova të merr liberalizimin e vizave, pasi të jetë votuar Demarkacioni.

Burimet që folën për Klanin thanë që në rast të shkëputjes së koalicionit PDK-LDK kjo e fundit do të radikalizojë raportet me presidentin Hashim Thaçi, që mund të rezultojnë edhe me mosnjohje të tij si kryetar shteti.

Ky i fundit ishte garant i marrëveshjes së ndërtuar më 2014, bashkë me kryetarin Isa Mustafa, e cila në pikën 14 të saj thotë qartë se partnerët e koalicionit nuk do të përkrahin mocionet për rrëzimin e Qeverisë, të inicuara nga palët e tjera në parlament.

COMMENTS