LDK dënon sulmin ndaj Kajtazit, kërkon të zbardhen të gjitha sulmet ndaj gazetarëve

LDK dënon sulmin ndaj Kajtazit, kërkon të zbardhen të gjitha sulmet ndaj gazetarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kryetari i saj Isa Mustafa, kanë dënuar sulmin e sotëm kundër gazetarit dhe kryeredaktorit të gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi.

‘Në një vend demokratik, liria e mediave dhe shprehjes janë të garantuar me Kushtetutë, prandaj një veprim i tillë është i dënueshëm, i papranueshëm dhe duhet të trajtohet sa më shpejt nga institucionet e drejtësisë’, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK kërkon nga institucionet e drejtësisë që rastin e sotëm ndaj gazetarit Kajtazi, por edhe sulmet e fundit të kësaj natyre, të zbardhen dhe të ndërmerren masat që të mos përsëritën në të ardhmen.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe strukturat e saj janë të përkushtuara maksimalisht për të kontribuar në garantimin e lirisë së mediave, të cilat janë një nga shtyllat bazë të demokracisë.

COMMENTS