‘LDK, AKR e Alternativa bashkë në zgjedhje’

Në Shqipëri si u zgjidh kriza!? Po Zaevin kush e mandatoi?!
S’ka marrëveshje VMRO – BDI në Maqedoni

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa mund të hyjnë bashkë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Negociatat për të arritur marrëveshjen mes tri subjekteve politike për një koalicion parazgjedhor kanë zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, mëson Klan Kosova.

Por me afatin e fundit për deklarimin e koalicioneve në Komisionin Qendror Zgjedhor që është sonte në orën 00:00, mund të ndryshojë edhe situata me ujdinë mes tyre.

Kjo se praktikat e mëhershme kanë treguar se pavarësisht përafrimit të qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me AKR-në e Behgjet Pacollit në momentet e fundit, të dyja këto parti nuk kanë arritur të hyjnë bashkë në zgjedhje.

Deri më tash asnjë koalicion parazgjedhor nuk është zyrtarizuar nga partitë politike, përpos atij në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nismës.

COMMENTS