LB: Ose qeveri gjithëpërfshirëse, ose zgjedhje të reja

LB: Ose qeveri gjithëpërfshirëse, ose zgjedhje të reja

Lëvizja për Bashkim me anë të një komunikate për media jep rekomandime se si të formohet një Qeveri gjithëpërfshirëse. Sipas Lëvizjes për Bashkim,

Lëvizja për Bashkim me anë të një komunikate për media jep rekomandime se si të formohet një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Sipas Lëvizjes për Bashkim, dy rrugë i ka Kosova për të shpëtuar, ose një qeveri gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar njëvjeçar e me detyra të përcaktuara mirë nga i gjithë spektri politik, ose në zgjedhje të reja.

Komunikata e plotë e Lëvizjes për Bashkim:

Zhvillimet e fundit rreth krijimit të institucioneve tregojnë qartazi se Kosova ndodhet para një sfide, e cila kërkon maturi e pjekuri politike. Shihet lehtë se lufta për pushtet mund të të verbojë deri në atë shkallë sa fatin e vendit ta lësh në mëshirën e Listës serbe dhe të partive minore, siç po vepron PAN-i, ose të rrish anash e t’i gëzohesh faktit se Kosova po hyn në vështirësi me shpresë se nga këto vështirësi do të përfitojë partia ime, siç po vepron LVV e LDK.

Ende ka kohë që të gjitha partitë politike të mendojnë esëll e ta nxjerrin Kosovën nga kriza në të cilën ka hyrë dhe e cila do të thellohet!

Dy rrugë i ka Kosova sot për të shpëtuar: Ose një qeveri gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar njëvjeçar e me detyra të përcaktuara mirë nga i gjithë spektri politik, ose në zgjedhje të reja!

Rrugët tjera e thellojnë krizën dhe Kosovën e vendosin në vështirësi edhe më të mëdha! Pasojat domosdo që më së shumti do t’i bartin qytetarë, por fajit nuk mund t’i askush, as PAN e as LVV e LDK!

COMMENTS