Largoni dhimbjen e nyjeve me vaj ulliri dhe kripë

Largoni dhimbjen e nyjeve me vaj ulliri dhe kripë

Pijet alkoolike prishin lëkurën
Kjo i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së konsumuari sheqer

Nëse ndjeni dhimbje në nyje, dhimbje që ju bën të padurueshëm qëndrimin në këmbë ose ulur, atëherë duhet të provoni këtë trajtim natyral.

Ky trajtim është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe është shumë efikas për dhimbjen e nyjeve.

Përpos që kushton lirë, nuk ka asnjë efekt anësor.

Ju duhen:

10 lugë gjelle kripë
20 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Përzieni të dy përbëresit dhe vendoseni atë në një enë qelqi të mbyllur mirë. Lëreni të qëndrojë ashtu për 2 ditë dhe më pas përdoreni.

Mënyra e përdorjes:

Pasi përzierja të jetë gati për përdorim, ju mund t’a vendosni atë në zonën ku ndjeni dhimbje dhe masazhoni atë pjesë për 20 minuta.

Ky trajtim duhet të përdoret çdo ditë, në mëngjes, sapo të zgjoheni.

Pasi të përfundoni me masazhim, pastroni vendin e mjekuar vetëm duke përdorur një peshkir.

Të mirat e këtij trajtimi janë: stabilizimi i qarkullimit të gjakut, largimi i dhimbjes së kokës dhe detoksifikon trupin.

COMMENTS