Largimi i një legjende, Lahm i dha lamtumirën futbollit (Foto/Video)

Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të zhduket në janar
Ozil ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve rreth të ardhmes së tij

20 Maji 2017 do të mbahet mend në histori si data e lamtumirës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit, Philipp Lahm.

Një mbrojtës i pa konkurrentë, në gjendje të shënojë gola, të japë asiste, me klas të jashtëzakonshëm dhe personalitet e profesionalizëm të pashoq.

Ndoshta mbrojtësi më i mirë në histori të Gjermanisë, Phlipp Lahm, i dha lamtumirën futbollit.

Thjesht një legjendë, ashtu siç u cilësua me të drejtë edhe nga faqja zyrtare e Bundesligas.

E nisi karrierën në Bayern Munich dhe e përfundoi aty, në një ambient të mrekullueshëm të krijuar në “Allianz Arena”.

Lahm ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme, i cili ka bërë më shumë se 500 paraqitje për Bayernin dhe ka fituar 21 tituj, duke mos u ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.

Në karrierën e jashtëzakonshme, mesfushori ka fituar tetë Bundesliga, tri Superkupa të Gjermanisë, 6 Kupa të Gjermanisë, një Champions League, një UEFA Superkupë dhe një Kupë të Botës për Klube. Derisa me Gjermaninë ka fituar Kupën e Botës.

Një karrierë e jashtëzakonshme, që nuk do shumë fjalë, lamtumirë legjendë. /GE/

COMMENTS