Lansohet Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale

Lansohet Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale

Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë është lansuar sot nga Universiteti i Prishtinës, UN Women dhe UNDP me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian.

Qendra do të synoj përmirësimin e rolit të arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale, ruajtjes së paqes, të drejtat e njeriut dhe krijimit të kushteve për pajtim.

Lansimi i Qendrës së parë Burimore të Drejtësisë Tranzicionale (QBDT) gjatë ditës së sotme në Universitetin e Prishtinës ka mbledhur partnerët kryesor të proceseve të drejtësisë tranzicionale, përfshirë qeverinë, shoqërinë civile dhe akademinë. Ngjarja është organizuar nga UN Women, UNDP dhe Universiteti i Prishtinës, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Kjo Qendër do të synojë të rrisë rolin e arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale, duke siguruar programe arsimore, burime akademike, hulumtime shkencore dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes. Qendra do të promovoj pjesëmarrjen e të rinjve në ndërtim të paqes, drejtave të njeriut dhe kohezionit social.

Në fjalimin e saj, Flora Macula, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, vuri në pah rëndësinë e përfshirjes së qasjes së ndjeshme gjinore në kuadër të Qendrës.

‘Qendra Burimore e Drejtësisë Tranzicionale do të ofroj një perspektiv gjinore mbi luftën dhe ndërtimin e paqes, me fokus të veçantë në dhunën seksuale gjatë konfliktit. Ne shpresojmë që Qendra do të transformoj mënyrën se si djemtë dhe vajzat e reja e perceptojnë dhunën seksuale gjatë luftë dhe i bënë të bashkë-ndjenjë me personat që e kanë përjetuar atë. Sa i përket të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, rindërtimi i jetëve të tyre është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, dhe të njëjtit çdo ditë përballen me sfida të reja për mbijetesë dhe pranim nga shoqëria. Është shumë me rëndësi që gjenerata e ardhshme e Kosovës t’i jap fund stigmatizimit me të cilin përballen të mbijetuarit e dhunës’, ka thënë Macula.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar rëndësinë e madhe të të rinjve në promovimin e paqes dhe sigurisë.

‘Studentët, si të rejat ashtu edhe të rinjtë, duhet të shfrytëzojnë Qendrën Burimore të Drejtësisë Tranzicionale, si dhe të jenë kureshtar, të hapur, të mësojnë sa më shumë që është e mundshme, dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që e kanë pushtetin. Rinia e sotme, do të formësojë të nesërmen e Kosovës!’, ka thënë Richardson.

Një fjalë rasti e pati edhe rektori Marjan Demaj, i cili tha se Qendra Burimore e Drejtësisë Tranzicionale është qendra e parë burimore në Universitetin e Prishtinës, dhe synon të rrisë rolin e arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale.

Përfaqësimi i grave në proceset e drejtësisë tranzicionale është theksuar si ‘vendimtar për vendosjen e të vërtetës, pajtimin dhe paqen e qëndrueshme’ nga Annette Fath-Lihic, këshilltare Kryesore Politike e PSBE.

Ngjarja e organizuar nga UN Women, UNDP dhe Universiteti i Prishtinës, është pjesë e projektit të UN Women ‘Drejtësia Tranzicionale me Ndjeshmëri Gjinore’ e financuar nga Bashkimi Evropian.

COMMENTS