Lakër me gjethe dhe mish viçi

Lakër me gjethe dhe mish viçi

Receta më e mirë për reçel kumbullash
Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Për 4 persona nevojiten:

500 gr. lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala)
200 gr. kërpudha
5 dl. supë viçi
500 gr. mish viçi të zier (nga supa)
3 lugë majdanoz të grirë
4 lugë vaj ulliri
3 qepë
2 thelpinj hudhre
kripë dhe piper

Përgatitja:

Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe shkurt fërgoni qepën dhe thelpinjtë e hudhrës.

Shtoni lakrën dhe kërpudhat e grira, fërgoni edhe 2-3 minuta, pastaj hidhjani supën.

Copëtoni mishin e zier të viçit dhe hidheni në tenxhere. Lëreni të vlojë edhe 15-20 minuta në temperaturë mesatare.

Përzieni majdanozin dhe hidhni kripë dhe piper dhe lëreni në pllakë të ngrohtë.

Shërbejeni derisa është e ngrohtë.

COMMENTS