Lakër dhe biftek i kripur

Lakër dhe biftek i kripur

Sallatë e frutave me jogurt
Lemonadë me kivi dhe shalqi

 

 

Përbërësit:

1.8 kg filetë viçi (pjesa e gjoksit, e kripur me erëza)
2.8 litra ujë
1 qepë (e ndarë në katërsh)
3 karotë (të prera në copa të mëdha)
3 gjethe selino (të prera në copa nga 5 cm)
1 lugë çaji kripë
900 gr. patate (të përgjysmuara)
1 kokë lakër (e prerë në tetë pjesë)

Përgatitja:

Përziejmë mishin e kripur dhe erëzat, ujin, qepët, karotat, selinon dhe kripën së bashku në një tenxhere të madhe dhe i lemë të ziejnë, duke larguar herë pas here shkumën që mund të ngrihet në sipërfaqe.

Mbulojmë tenxheren, ulim temperaturën duke e çuar në shkallë të ulët dhe i ziejmë derisa mishi të bëhet i butë aq sa të ngulet piruni, për rreth 3 orë.

Shtojmë patatet dhe i ziejmë, zbuluar, derisa patatet të zbuten pak, për rreth 30 minuta më tepër.

Vendosim copat e lakrës sipër dhe rreth mishit. Mbulojmë tenxheren dhe i ziejmë derisa lakra të zbutet, për 20 deri në 30 minuta më shumë.

Heqim mishin në një dërrasë për prerje dhe e lemë të pushojë për 10 deri në 15 minuta.

Nëse dëshirojmë, mbi mish mund të hedhim grurë ose e vendosim mishin mbi grurë të zier dhe sipër mund t’i hedhim perime të ziera dhe lëng mishi.

COMMENTS