Lady Gaga më në fund pajiset me… (Foto)

Tani mund të vozisë edhe e vetme pa praninë e një të rrituri. Këngëtarja e famshme Lady Gaga, më në fund në moshën 30 vjeçare e ka kryer me sukses testin e vozitjes në Kaliforni ditën e premte.

‘Thelma dhe Luiza’, ka shkruar Gaga në Instagram bashkë me shoqen për të prezantuar patentën e re.

‘Unë jam e lirë. Më sfidoni miq’, shtoi ajo e gatshme dhe e sigurtë tashmë për të sfiduar çdokënd në vozitje. E veshur me një xhaketë sportive dhe me një kapele të vendosur në kokë, Gaga dukej të ishte personi i vetëm i kënaqur aty.

Aktualisht këngëtarja po bën një pushim nga muzika pasi është në bisedime për të qenë e pranishme në një film bashkë me Brandly Cooper.

Lady Gaga postimi

COMMENTS