Lady Gaga feston ditëlindjen me miqtë e saj vipa në restorantin e shqiptarit! (Foto)

Të martën, Lady Gaga festoi ditëlindjen e saj të 31-të duke mbledhur në Los Angeles miqtë e saj më të mirë.
Ajo shoqërohej nga i dashuri i ri, Christian Carino, në festën që ishte organizuar nga miqtë. Johnny Depp, Elton John e të tjerë, ishin të pranishëm në zonën e quajtur Plazhi Venecia, ku ndodhet dhe restoranti Gjelina. Daily Mail ka publikuar fotografi të yjeve teksa mbërrinin në restorant dhe më në ambientet e brendshëm të tij duke festuar.

Gjelina është një nga vendet më luksoze në LA, që jo pak herë është komentuar nga mediat kryesore. Ai është në pronësi të Travis Lett dhe shqiptarit Fran Camaj.

Ideja për të ngritur restorantin lindi kur ky i fundit po mendonte të kthente një pjesë të shtëpisë së tij në restorant. Projekti i tij fillestar ishte një dyqan hamburgerësh, por me sugjerimin e Lett, u kthye në një nga restorantet më luksoze në vend. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Gjelinës, në vitin 2014, ata hapën një restorant/furrë buke e quajtur Gjusta. Ndërsa tashmë, numri i bizneseve të tyre ka arritur në tre, duke qenë se kanë themeluar dhe restorantin e ushqimit të shpejtë, të quajtur Gjelina Take Away.

Banorët, por edhe kritikët, i konsiderojnë këto sipërmarrje si jo vetëm të një cilësie të lartë, por edhe të rëndësishme për komunitetin. Ato kanë shndërruar terësisht zonën ku janë ngritur.

COMMENTS