Lady Gaga anulon turneun edhe në Evropë

Lady Gaga anulon turneun edhe në Evropë

Johnny Depp paditet nga ish-truprojat
Mësohet dita se kur do të shpallet aktgjykimi ndaj vëllait të Unikkatilit dhe Krenar Çoçajt

Duket se gjendja shëndetësore e Lady Gaga është vërtetë serioze. Pas anulimit të koncertit në Rio të Brazilit, këngëtarja ka shtyrë dhe turin në Evropë.

Shkak për këtë shtyrje kanë qënë ‘dhimbjet e forta fizike’ të shkaktuara nga fibromylagia.

Ylli i popit ka shkruar një postim të përzemërt në Twitter për fansat e saj ku shpjegon se i duhet kohë të luftojë me sëmundjen, për të cilën ka folur në dokumentarin e saj në Netflix, ‘Gaga:Give foot Two’.

Ndërsa postimi shoqërohet me një foto të saj duke u lutur me rozare në dorë. ‘Unë kam qënë gjithmonë e hapur për të folur për sfidat e mia fizike dhe mendore. Prej vitesh në përpjekje për të fituar ndaj tyre. Është e ndërlikuar dhe e vështirë për tju shpjeguar, dhe po përpiqemi të kuptojmë’, shkruan Lady Gaga.

Të premten ajo anuloi koncertin në Rio, pasi u ndje keq dhe ishte shtruar në spital.

COMMENTS