Labinot Tahiri, tregon tmerrin e mbrëmjes së kaluar ku u vra 23 vjeçari në Mitrovicë

Labinot Tahiri, tregon tmerrin e mbrëmjes së kaluar ku u vra 23 vjeçari në Mitrovicë

Në Gjilan arrestohet personi që nuk i dha ndihmë të moshuarit i cili vdiq në rrugë
Protestojnë shqiptarët në Francë, kërkojnë lirimin e Haradinajt

Këngëtari Labinot Tahiri mbrëmë po shkonte për të bërë muzikë në lokalin ‘Check -in’ në Mitrovicë. Aty ku ndodhi vrasja e një 23 vjeçari.

Labi për Periskopi.com, rrëfeu se si ndodhi ngjarja dhe bën thirrje te institucionet për kontrollë të njerëzve nëpër lokale.

Ai thotë se mbrëmë është anuluar organizimi, ngase ngjarja ndodhi pak çaste para se ai të hynte në lokal.

‘Kam qenë në parking kur ka ndodh, nuk kanë qenë 10 plumba por dy janë dëgjuar. Nuk e njoh atë djalë aspak, por ka qenë shumë shqetësuese dhe do të shkoj te ajo familje’, tha ai.

Tahiri shpjegon se ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 21 e 40 dhe dënon këtë akt dhune.

‘Te organet e rendit propozojë që të merren me çështjet e lokaleve. Shumë njerëz hyjnë me armë, kjo nuk ndodh nëpër shtete tjera. Kjo është e rrezikshme për gjeneratat e reja. Duhet kontroll’, ka thënë Tahiri.

I ndjeri Ermal Kamberi, ndërroi jetë si pasojë e marrjes së 3 plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

COMMENTS