Labinot Tahiri: S’thashë që e votoj Kadri Veselin

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga gazeta Blic. Në artikullin në fjalë, shkruante se Labinot Tahiri ka p

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga gazeta Blic.

Në artikullin në fjalë, shkruante se Labinot Tahiri ka pohuar se do ta votojë Kadri Veselin për Kryetar Kuvendi, por një gjë të tillë tashmë ai vet ka mohuar.

Në llogarinë e tij në Facebook, Labinot Tahiri ka thënë se po bëhet miza buall, pasi sipas tij ai nuk ka potencuar se do ta votojë Veselin për kryetar parlamenti.

Për më shumë ja statusi i plotë i tij:

‘Nje gazetare nuk e di nga cili portal ishte e ka shkruar gabim titullin, mos të mundohen me bo mizën bull për klikime.

I thash shkruaje Realitetin e jo veq hajt me postu nje titull.

E thash shume kjart, kush do qe është shqiptar e votoj ne Parlament për kryetarë te Kuvendit.

Sa i perket për Kadri Veselin, nuk e thash qe e votoj, e thash se me ka pelqy korrektesia e tij ndaj Deputetëve. E thash se aty ne Kuvend janë gjera që nuk di se kush mund te dalë për keyetarë e kush nga cila parti e nominojnë kandidatin e tyre kaq.

Hajt kaloni nje dite te mbarë’.

COMMENTS