Labinot Tahiri radhitet lartë në listën për deputetë

Labinot Tahiri radhitet lartë në listën për deputetë

Vajzat e Selvestre Stallone e bëjnë krenar babain e tyre (Foto)
Aksion simbolik para Qeverisë kundër murit në Mitrovicë (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ku subjekt që ka lidh koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën, ka renditur Labinot Tahirin më lartë se sa deputeti i LDK-së Sabri Hamiti.

Tahiri i cili së fundmi ka braktisur muzikën që t’i përfshihet politikës, është renditur në numrin 10-të të kësaj liste duke lënë pas Sabri Hamitin i cili gjendet në vendin e 14-të.

Kjo listë përmban shumë ndryshime, madje edhe deputetën më të votuar në legjislaturën e kaluar, siç është Vjosa Osmani e ka renditur pothuajse të fundit.

Jashtë kësaj liste gjenden edhe Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj, të dytë kundërshtues të mëdhenj të demarkacionit.

Edhe Bajram Gecajn, njeriun më të përkushtuar ndaj Mustafës, LDK e ka listuar në numrin 74 si kandidat për deputet në koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

COMMENTS