Këngëtarit Labinot Tahiri nuk po i ikë asnjë moment pa publikuar pamje në rrjetet sociale, për problemet që po ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Nj
Këngëtarit Labinot Tahiri nuk po i ikë asnjë moment pa publikuar pamje në rrjetet sociale, për problemet që po ballafaqohen qytetarët e Kosovës.
Një shtyllë e tensionit të lartë të energjisë elektrike, e cila ishte rrëzuar për toke, ka qenë problematika e radhës e paraqitur nga Labi, përcjellë zico.tv
‘Shikojeni shtyllën e rrëzuar. Në vendin tonë duan veç paratë me i mjel prej popullatës, ndërsa nuk ju hyn në punë pse kjo shtyllë pengon fëmijët ne shkollë dhe paraqet rrezikshmëri për secilin nga ne, e kujt do qoftë kjo shtyllë. Fle në gjumë i dashur qytetarë! Hiq mos lajmëroni rastet që ua vrasin syrin dhe që u shkaktojnë pengesa. Ah veç ditët po i numëron se kështu nuk ka për të shkuar. Në këtë vend duhet zëri i qytetarit me u marr me seriozitet, por do bëhet mirë kismet’, ka shkruar Labi në Facebook.
Ndryshe, Labi do të kandidojë për Zgjedhjet Lokale për të parin e qytetit të Ferizajit, nën petkun e partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re.
COMMENTS