Labinot Tahiri: Lojërat politike nuk paskan fund (Foto)

Zhvillimet e sotme në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, kanë ngjallur reagim te deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri. K

Zhvillimet e sotme në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, kanë ngjallur reagim te deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri. Ky i fundit edhe në shkrimin e radhës në Facebook, shpreh simpatinë ndaj kandidatit të PAN-it, për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për më tepër këtu e keni të plotë statusin e z. Tahiri:

Njerëz të dashur, lojërat politike nuk paskan fund!

Thjesht, kam dashur ta votoj një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombetare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të m’i dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja.

Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë.
Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka qē bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuan për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur.

Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo.

Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punoj mirë për popullin tonë.
Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi”

Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë.
GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!

Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën!

Labinot Tahiri, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
FKSH
Shikojeni foton e Ramushit se për ne ishte edhe në HAGË DHE NË GJYGJET E FRANCES, e atëherë vazhdoni e shani.

COMMENTS