Cilësohet si njëri ndër këngëtarët më të suksesshëm që ka estrada shqiptare. Ai përveç se ka shumë fansa për muzikën që bën ka edhe prej atyre që e vl
Cilësohet si njëri ndër këngëtarët më të suksesshëm që ka estrada shqiptare. Ai përveç se ka shumë fansa për muzikën që bën ka edhe prej atyre që e vlerësojnë shumë humanizmin e tij.
Por Labinot Tahiri nga Ferizaji, Kosovë e Shqipërisë siç i pëlqen vet atij ta quaj, nuk po mjaftohet me kaq.
Ka kohë që Labi i ka hyrë edhe politikës, përcjellë zico.tv
Labinot Tahiri është kandiduar zyrtarisht ditë më parë për deputet nga lista e AKR-së. E gjatë një statusi në Facebook, ai ka thënë se do të punojë kundër atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Si i popullarizuar që është, Labi po merr përkrahje të madhe nga të gjithë fansat e tij.
Por edhe thirrja e kolegëve të tij për ta votuar Labinot Tahirin me 11 qershor nuk ka munguar. Një e tillë ka ardhur edhe nga Gena.
Ky i fundit u ka bërë thirrje të gjithëve që ta votojnë numrin 10 të cilin e bartë Labinot Tahiri.
‘Votoni numrin 10 Labinot Tahiri… I vetmi dhe i pari per ju… Vizjonar dhe i pa lodhur, numri 10…’, ka shkruar Gena në Facebook.
Por edhe Labi nuk ka kaluar pa falënderuar kolegun e tij Genën për mbështetjen që ai po i ofron.
‘E falenderoj kolegun tonë GENA, i cili me uroj kandidimin dhe i cili beri thirje per mua.
Mos te harrojmë, se unë e kam hakikat këtë udhetim. Faleminderit Gena. Zoti te dhashte te mirat e jetes. Labi- FKSH’, ka shkruar Labi.
COMMENTS