La Liga sjell derbin madrilen këtë javë

La Liga sjell derbin madrilen këtë javë

Xhaka synon Ligën e Evropës për të nderuar Wengerin
Ronaldo drejt thyerjes së rekordit për gola te Reali

Pas fitores së Realit në Torino ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe pas triumfit të Atletico Madridit në Ligën e Evropës kundër Sportingut, La Liga spanjolle kthehet me një përballje të nxehtë.

Real Madridi në shtëpi e pret Atletico Madridin në derbin madrilen, që do të jetë poashtu përballje edhe e sulmuesve, Ronaldo dhe Griezmann, që zhvillohet të dielën në ora 16:15, transmeton KTV.

Në përballjen dhe derbin e parë madrilen në ‘Wanda Metropolitano’, skuadrat barazuan pa gola 0:0 këtë sezon.

Në të gjitha garat, Real Madridi në gjashtë ndeshjet e fundit nuk di rezultat tjetër përpos fitores, kurse Atletico Madridi në pesë takimet e luajtura ka katër fitore e një humbje.

Te Real Madridi nuk do të luajë Nacho për shkak të lëndimit në thembër, kurse Filipe Luis nuk luan te Atletico, për shkak të lëndimit në këmbë. Pjesa tjetër e ekipit te Kampioni i Evropës është e gatshme, ndërsa në dyshim te Atletico i Diego Simeones mbeten Gonzalez dhe Vrsaljko.

Liderja e tabelës, Barcelona, në shtëpi e pret skuadrën Leganes, të shtunën në ora 20:45.

Ernesto Valverde, trajner i Blaugranas, kërkon barazimin e rekordit prej 38 ndeshjeve pa disfatë, diçka që trajnerët Johan Cruyff, Pep Guardiola e Luis Enrique ishin të paaftë për ta arritur.

Barça nuk ka humbur në ligë që prej 8 prillit të vitit të kaluar, kur u mposht 2:0 nga Malaga, dhe tani është në rrugë të mirë ta barazojë rekordin që mbahet nga Real Sociedad, tash e 38 vjet.

Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u zhvilluar, Barcelona e vendit të parë poashtu mund të bëhet edhe ekipi i parë në historinë e La Ligës që e përfundon sezonin pa disfatë.

COMMENTS