Ky shtet zvogëlon rrogat e deputetëve për 20 %

Ky shtet zvogëlon rrogat e deputetëve për 20 %

Parlamenti miratoi ligjin me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan. Parlamenti i Polonisë, i cili dominohet ng

Parlamenti miratoi ligjin me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan.

Parlamenti i Polonisë, i cili dominohet nga Partia ‘Ligji dhe Drejtësia’ ka miratuar një projektligj për uljen e pagave të deputetëve me 20 për qind, pas kritikave publike ndaj shpërblimeve financiare për ministrat.

Parlamenti miratoi ligjin me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan, shkruan ‘Reuters’.

Ligji do të shkurtojë shpërblimin e deputetëve nga niveli aktual prej 10,000 zloty (2,802 dollarë) në muaj, pasi ish-kryeministri Beata Szydlo vitin e kaluar vendosi të shpërblejë veten dhe ministrat e kabinetit të saj me më shumë se 10 paga mesatare mujore, përcjell albinfo.ch.

Që atëherë, mbështetja për partinë në pushtet është dobësuar, ndikuar kjo edhe nga faktorë të tjerë.

Kreu i partisë ‘Ligji dhe Drejtësia’ Jaroslaw Kaczynski muajin e kaluar u bëri thirrje ministrave të japin shpërblimet e tyre financiare për bamirësi dhe paralajmëroi shkurtimet e pagave për anëtarët e parlamentit.

COMMENTS