Ky është Valkyrie (Video)

Ky është Valkyrie (Video)

Treni që kalon midis ndërtesës (Video)
Cilin djalë e donte Leonora Jakupi?! (Foto/Video)

Në panairin e veturave në Gjenevë, kompania e njohur britanike, Aston Martin, ka prezantuar modelin e ri, ‘vëllanë e vogël’ të Valkyriet, përmes të cilit paralajmëron se do të pushtojë tregun e super-veturave në të ardhmen.

Modeli Valkyrie është super-vetura ndoshta më e kërkuar e kompanisë, e cila motorin e ka të vendosur në qendër dhe është me kapacitet prej 850 kuajfuqi.

Aston Martin duke u bazuar në interesimin e madh për këtë model njoftoi se së shpejti mund të sjellë një seri të këtij modeli me motor të vendosur në qendër të veturës.

Modeli i parë në këtë seri do të jetë ‘vëllai i vogël’ i Valkyriet dhe thuhet se do të prodhohet në fabrikën Gaydon, në Britani të Madhe.

Gjithashtu, thuhet se ‘vëllai i vogël’ i Valkyriet mund të ketë motorin V12 në vend të V8, të cilin e kanë modelet tjera, si dhe në treg ndoshta mund të arrijë në vitin 2020.

COMMENTS