Ky është polici që dyshohet se u vetëvra mbrëmë në kafene

Ky është polici që dyshohet se u vetëvra mbrëmë në kafene

Bekim Ismajli, 43-vjeçar, besohet të ketë bërë mbrëmë vetëvrasje në një WC të një kafeneje në lagjen ‘Dheu i Bardhë’, në qytetin e Gjilanit

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë për Gazetën Express se nuk është dëgjuar zhurmë fare, veçse thonë se ai ka qenë djalë i urtë dhe punëtor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

Pronarët e lokalit ku polici ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.

Vetëm një plumb është gjetur në trupin e pajetë të oficerit i cili dyshohet se bëri vetëvrasje dje në një kafene në Gjilan.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku, ka thënë se dyshohet se ka pasur vetëm një goditje me plumb në trupin e oficerit 43-vjeçar.

‘Është interesant se edhe ata dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë diçka, sepse vetëm një plumb është gjetur në trupin e oficerit’, ka thënë Maloku.

Kryeprokurori i Gjilanit ka thënë se indikacionet e para tregojnë për dyshimin e vetëvrasjes së oficerit nga Gjilani.

‘Ne do të shohim, nuk do të dalim në përfundim njëherë nëse është vetëvrasje apo vrasje, megjithatë të gjitha pistat e tilla tregojnë se më tepër ka akt të vetëvrasjes’, ka thënë Maloku.

COMMENTS