Ky është emisioni më i ri që do të drejtojë Marina Vjollca (Video)

Ky është emisioni më i ri që do të drejtojë Marina Vjollca (Video)

Marina Vjollca tashmë ka zgjedhur një karrierë të re televizive nga ajo që kemi parë deri më tani.

Bukuroshja shqiptare nuk është më pjesë e televizionit Top Channel, aty ku kaloi dhjetë vjet dhe u formësua si moderatore.

Pas pak ditësh biondina do jetë nikoqire e një spektakël të ri, ‘C’est la vie’ (Kjo është jeta), i cili do të jetë në orarin kryesor të së dielës mbrëma.

Marina ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka promovuar shoun e saj televiziv.

Se shpejti…

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

‘C’est la vie’ është një garë këndimi mes çifteve me një këngëtar profesionist dhe një personazh të famshëm, i cili s’ka lidhje me këndimin.

Ndryshe, Marina po shijon jetën e së qeni bashkëshorte e reperit shqiptar, Getoar Selimit-Geti.

COMMENTS