Ky është djali i Adelina Ismailit, shikoni sa është rritur (Foto)

Ky është djali i Adelina Ismailit, shikoni sa është rritur (Foto)

Shën Valenti më ndryshe për Labinot Tahirin
Po Andrra ç’pati, shikoni si ka dalë në ballkonin e shtëpisë (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi në muajin prill, përjetuan ndjenjën më të bukur atë të të bërit prindër për herë të parë.

Çifti simpatik, djalin e tyre e pagëzuan me emrin Uliks, një emër që vjen nga mitologjia greke, që njëri nga kuptimet e shumta të këtij emri do të thotë ‘dashuri e përjetshme’, shkruan express.

Adelina e Vali po shijojnë çdo moment të bukur si prindër të Uliksit duke e parë atë teksa rritet, luan, e buzëqesh.

E sa është rritur Uliksi për pak muaj, mund ta shihni në një fotografi që ka postuar Vali vetëm pak minuta në profilin e tij në Facebook.

Kjo fotografi kaq e ëmbël si babë e bir, për pak minuta ka marrë pëlqime e komente të shumta.

‘Mashallah sa koka rrit loçka e vogel. Gjitha t’mirat Vali’,

‘Sa t’mirë’,

‘Babë e bir po shkelqejnë’, ishin disa nga komentet që i kanë bërë fansat Valit.

COMMENTS