Ky është arbitri i ‘El Clasicos’

Ky është arbitri i ‘El Clasicos’

Federata e futbollit të Spanjës ka konfirmuar arbitrin e El Clasicos së 6 majit në luhet në ‘Camp Nou’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Arbitër kryesor do të jetë Hernandez Hernandez dhe kjo nuk është hera e parë që ai ndan drejtësinë në një ‘El Clasico’.

Hernandez ishte gjyqtar në ‘El Clasicon’ e sezonit të kaluar në ‘Bernabeu’ më 23 prill, ndeshje që përfundoi me fitore të Barcelonës në minutën e fundit 2-3.

Gjithashtu në këtë ndeshje Hernandez kishte përjashtuar kapitenin Ramos me karton të kuq pas një ndërhyrje në Leo Messin.

COMMENTS