Ky është 16-vjeçari i vrarë sot në Prishtinë (Foto)

Ky është 16-vjeçari i vrarë sot në Prishtinë (Foto)

16 vjecari i cili është vrarë sot në Prishtinë është Aulon Zeka.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institution e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mësohet së viktima ka jetuar në lagjen “Kodra e Trimave” afër shkollës fillore “Zenel Hajdini”.

Në afërsi të shkollës “Qamil Batalli”, hetuesit po kërkojnë gjurmë.

Një banor i zonës që e gjeti Aulon Zekën thotë se në trupin e tij kishte shumë gjak.

Banorët thonë se nuk ka dëgjuar të shtëna. Ata shprehen se aty dëgjojnë zhurmë të të rinjve për çka banorët kërkojnë që të mbyllet një rrogë qorre.

Ende nuk dihet për shkaqet e kësaj vrasje.

———————————————————————————————————————–
Një person rreth moshës 17 vjeçare është vrarë sot në Prishtinë

Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:00, tek shkolla “Model”, shkruan Klan Kosova

Në trupin e këtij të riu janë gjetur katër plumba sipas mjekëve në vendin e ngjarjes.

Tashmë trupin e tij e kanë marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore.

COMMENTS